Në Mantova të Italisë, një grua me origjinë polake ka sulmuar me thikë katër persona, një prej të cilëve humbi jetën ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur.
Ngjarja ndodhi në muzeun “Canneto sull’Oglio”, ndërsa mediat italiane raportojnë se viktima është një punonjëse e këtij institucioni.
Mediat italiane kanë shkruar se gruaja ka kryer sulm edhe një natë më parë ndërsa që ajo u arrestua nga policia mbrëmjen e së shtunës.