Të paktën 11 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e përplasjes së një autobusi mëngjesin e sotëm në Ekuador. 37 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Mediat vendase shkruajnë se autobusi ishte duke udhëtuar nga Cuenca në drejtim të qytetit Loja.
Mendohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.