Një person i pafajshëm kaloi plot 17 vite në burg për një krim që nuk e kishte kryer, për shkak të ngjashmërisë së tmerrshme që kishte me autorin e krimit. Pasi policia arrestoi fajtorin e vërtetë, ai kërkon nga shteti 1 milion dollarë shpërblim.
Richard Jones nga qyteti i Kansas u lirua nga burgu vitin e kaluar pasi një gjyqtar e shpalli të pakuptimtë dënimin e tij.
Ai do t’i kërkojë shtetit kompensim për vitet që kaloi në burg. Vajzat e Jones tashmë janë rritur, njëra është 24 vjeç ndërsa tjetra 19 vjeç, ndërsa ai pret certifikatën e pafajësisë që të vazhdojë jetën e tij normalisht.
42-vjeçari u burgos për grabitje në vitin 1999, pasi një dëshmitare tha se ai ishte autori i krimit, ku në fakt ai kishte thjesht kishte ngjashmëri me të.
Pas 17 vitesh Jones po mësohet me jetën e tij jashtë burgut dhe shprehet se është i lumtur me familjen e tij.