Turqia ka rritur çmimin e gazit me më shumë se 14% dhe rregullatori i energjisë lajmëroi gjithashtu një rritje të ngjashme në energjinë elektrike. Valuta e Turqisë ka rënë me rreth 42% kundër dollarit këtë vit, ndërkohë që investitorët janë shqetësuar për kontrollin e presidentit Erdogan në politikat monetare si dhe përkeqësimit të marrëdhënieve me SHBA.
Rënia e lirës ka rritur kostot e ushqimit dhe karburantit si dhe ka shtuar shqetësimet mbi ndikimin në të gjithë ekonominë. Analistët kanë paralajmëruar për paaftësinë e bankës qendrore për të përmbajtur inflacionin, që ka shënuar nivelin më të lartë në 14 vite prej 16% në muajin Korrik. Operatori shtetëror i gazit rriti çmimet e gazit natyror me 14% për përdorim industrial dhe me 9% për banorët, sipas burimeve për Reuters. \
Muajin e kaluar, Operatori rriti çmimin e gazit natyror të përdorur për prodhimin e energjisë elektrike me 50%. Turqia varet nga importet për thuajse të gjithë nevojat për energji. Kriza e valutës ka shtuar kostot për naftën dhe gazin. Në të njëjtën kohë, rregullatori i energjisë në Turqi, deklaroi se do të rrisë çmimet e energjisë elektrike me 14% për përdorim industrial dhe me 9% për ekonomitë familjare.Scan