Europa ime: Tё shohёsh Europёn pa tё vdesёsh!

Diel, 02 September 2018 15:02

Nga Jagoda Marinic

Shumё shoqёrues turistёsh besojnё, se qytetet e Europёs duhet tё shihen patjetёr: ndёrtesa tё mrekullueshme historike, si nё njё libёr historie. Por ato pёrfundojnё vetёm nё skenat e Games of Thrones, si p.sh.Dubrovniku.

Turizmi ёshtё njё festё tregtimi gjatё gjithё vitit: festivale elektro, ngjarje sportive, udhёtime me transoqeanikё. Qyteteve u merret fryma nga masa e turistёve. Unё e shoh kёtё zhvillim prej vitesh nё Kroaci. Éshtё e thjeshtё t'ia rrisёsh vlerёn kёtij vendi: Mjafton vetёm natyra, malet karstike dhe ishujt, deti i kthjellёt, larmia e pejzazhit nё distanca fare tё shkurtra. E megjithatё menaxherёt e turizmit predikojnё qё kjo nuk mjafton: „Kjo nuk mjafton! Duhet tё ketё mё shumё ofertё, ndryshe turistёt nuk vijnё pёrgjatё gjithё vitit."
Kroacia ёshtё tani nё modё, kuzhinieri me famё botёrore, qё ndёrooi jetё para pak kohёsh, Anthony Bourdain qysh nё vitin 2012 ka thёnё:"If you have not been here, you are an idiot!"
Sivjet u shtua edhe Kampionati Botёror i Futbollit, gjё qё  e bёn tё njohur nё mbarё botёn kёtё cep tё vogёl toke pёrgjatё Adriatikut.
Zhvillim me ҁdo kusht. E kjo nё njё vend, bregdeti i tё cilit nga njёra anё kufizohet me male dhe nga ana tjetёr me det. Mbi pesё milionё prenotime turistike brenda fare pak muajsh, rrugёt e tragetet janё tё tejmbushura.
Disa brohorasin: shanse tё pafund, pёr tё nxjerrё para! Disa legalisht e disa tё tjerё duke iu shmangur zyrёs së financave.
Paraja josh
Ofertat janё tё shumta. Turistёt tani s'kanё nevojё tё mjaftohen mё vetёm me peshkun e bardhё dhe blitvan (kontornoja tradicionale dalmatine me patate dhe mangold). Jo, sepse sot janё tё gjitha, qё nga sushi e deri tek tapas e acai boёls. Autentike? Askush nuk do mё. Udhёtarёt kёrkojnё tani "global-urban-feeling":  njeriu udhёton pёr ta ndjerё veten sikur ndodhet kudo.
Spliti, i njohur pёr festёn nё pallatin e vjetёr romak diokletian? Ishulli Hvar prej vitesh konsideorhet si destinacion kryesor. Vendasit nuk mbrohen prej zhurmёs si p.sh. banorёt e Barcelonёs nё Katalonjё. Nga njёra anё ishulli jeton prej turizmit. Qyteti Hvar sivjet megjithatё ka vendosur rregulla rigoroze: pikniku nё sheshin e pazarit mund tё tё kushtojё disa qindra Euro gjobё. Zhurma natёn nёpёr qytet po ashtu kushton shtrenjtё, Menaxhimi i turizmit punon tani, qё tё tёrheqё grupe tё tjerё turistёsh dhe jo ata qё festojnё me furi. Kamerierёt, qё servirin pijet natёn, servirin tё nesёrmen mëngjesin. Ata tё kёrkojnё ndjesё me kortezi, nёse harrojnё diҁka. „Sorry, nata ishte e gjatё". Mbrojtje e punёmarrёsit? E vёshtirё. Personel? Kjo rregullohet pёrmes kontratave afatshkurtёra. Studentёt rrinё nё radhё pёr tё punuar nё verё pёr pak para, nёpёr baret e plazheve. Çmimet? Tё paarritshme. Por edhe pёr ndonjё turist.
Autentike? Harroje…
Spliti, ky qytet i bardhё krenar, trashёgimi kulturore e UNESCO-s, ёshtё kthyer nё njё muze pёr turistёt. Aty nuk gjen mё jetё autoktone. „Splicani", qё e kanё kaluar fёmijёrinё nёpёr gurёt e mermertё tё kёtij qyteti, shkojnё rrallёherё nё qendrёn historike. „Pёrse? Pёr t'u shtyrё prej masёs turistёve?"
Kur sivjet vajta nё pallatin diokletian dhe pashё qё ishte mbyllur

Croatia Records, dyqani im i vogёl i preferuar, sa nuk mё pushoi zemra. Kuptohet, koha e dyqaneve tё disqeve ka marrё fund, e ngushёllova veten. Por tani ka gjithnjё e mё pak dyqane tё vogla si dikur, mbijetojnё vetёm ato qё u shёrbёjne turizmit.
Dyqanet tёrhiqen nёpёr qendra tregtare nё periferitё e qyteteve, nё shumicёn e rasteve ato u pёrkasin rrjeteve ndёrkombёtare. Turizmi po i ndryshon gjithnjё e mё shumё qendrat e qyteteve europiane, aq sa ato po shndёrrohen nё „askund", ashtu si aeroportet, kafenetё, restorantet, dyqanet, tё gjitha njёsoj anё e mbanё. Vetёm sfondi ndryshon, emrat e qyteteve, qё ndodhen nё suvenire nёpёr dyqanet e suvenirёve. Jeta, e gjitha ҁfarё e bёn njё qytet urban autentik, po spostohet prej udhёtarёve, qё ta kenё sa mё tё lehtё pёr tё derdhur paranё.
Prej tetё serish qendra historike e Dubrovnikut kthehet nё qytetin Königsmund nga seriali Game of Thrones...E „pacёnuar" ёshtё fjala paradoksale e bumit. Dikur nё qendrёn historike tё qyteteve kishte njerёz qё ushqenin macet e rrugёs. Fёmijё, qё thёrrisnin, kur luanin futboll nё rrugё. Plazhi i qytetit ishte dikur vendi i shlodhjes sё vendasve, edhe i tё varfёrve. Sot gjithҁka ёshtё skenё: nё plazh tё duhet tё marrёsh njё shezlon me qira, nё tё cilin tё duhet tё shtrihesh mbi djersёn e atij qё ka pushuar aty para teje, tё bёsh fotografi pёr instagramin – madje mё e mira duke pasur nё dorё edhe njё gotё kokteji tё shtrenjtё.
Gjire tё fshehta nuk ka mё, sepse anё e mbanё janё ankoruar anije, duke notuar nuk sheh me horizontin e kuqerremtё, por kiҁin e anijes. Nёse dёshiron tё shijosh nё qetёsi perёndimin e diellit, tё del pёrpara ndonjё turist me dronin e tij, qё gjёmon nё qiell pёr ta konservuar kёtё ҁast.
Madje edhe nёn ujё tё dalin turistёt me kamera. Sivjet njё risi ishte qё nuk tё duhej mё njё mbajtëse e zgjatuar për celularin, sepse ndёrkohё celulari pothuajse ёshtё i ngjitur nё dorё. Celulari i turistit filmon gjithҁka pёr tё, skanon mjedisin pёrreth si nёpёr nёndetёse.
Ndёrsa vetë turisti ecёn me kokёn pёrpara, sepse kamera ia filmon tё gjitha. Ndoshta nё mbrёmje ai arrin tё shohё se ku ka qenё gjatё ditёs.
Skenё e kohёs sё lirё pёr masat
Nё radhё pёr t'u bёrё viktimё e bumit ёshtё Vis-i, ishulli i vogёl para Splitit, sepse atje do tё luhet pjesa e dytё e Mamma Mia. Ishulli grek Skopelos, ku ёshtё xhiruar pjesa e parё, e ka humbur ndёrkohё shpirtin e vet. Nё ishullin pёrrallor Brac ndёrkohё banorёt janё duke u stёrvitur pёr kryengritjen kundёr koncernit turistik gjerman TUI dhe njё investitori vendas, qё po planifikojnё njё kompleks hoteli pёr tre mijё turistё – kjo nё njё fshat peshkatarёsh me mё pak se tre mijё banorё!
Ishte njё kohё, kur nё Euopё jetohej, studiohej, hulumtohej, peshkohej. Bёheshin kёpucё, e qepeshin rroba – dhe bёhej turizёm human. Por turizmi oktapod po zgjerohet gjithnjё e mё shumё dhe fitimet nuk po investohen pёr pёrmirёsimin e infrastrukturёs vendase.
....ҁfarё i josh tjetёr mijёra turistё nё rrugicat e ngushta tё „perlёs sё Adriatikut"
Natyrisht pёrfitojnё shumё vendas. Derisa ata, si nё Dubrovnik, e kuptojnё, qё papritur dhjetё mijё vetё nё ditё e vizitojnё perlёn e Adriatikut. Pikёrisht Dubrovniku, qyteti i lirisё, qё dikur kishte tё shkruar pavarёsinё nё portat e veta dhe ka luftuar pёr shekuj nёpёr beteja. Por nё shekullin e 21-të erdhi dёshtimi i fundit: turizmi e ka pushtuar qytetin, pa asnjё rezistencё.
Bekimi me paranё qё sjell turizmi po shndёrrohet nё njё plagё, nёse synimi i vetёm mbetet qё qyteti tё kthehet nё njё skenё pushimesh pёr ata qё mund t'i financojnё udhёtimet. Nёse vendi shitet pёr hiҁ gjё, tek ata qё mendojnё vetёm pёr vete. Shpirti i kёtyre qyteteve tё kontinentit ka qenё dikur polisi. Qyteti! Ato janё menduar si bashkёsi qytetarёsh dhe hapёsirё publike. Ka ardhur koha qё Europa t'u japё tё drejtёn e bashkёvendosjes vendasve, se ҁfarё turizmi konsiderojnё tё favorshёm pёr qytetet dhe fshatrat e tyre tё peshkatarёve, se si mund tё pёrfitojё prej kёsaj infrastruktura lokale dhe si natyra mund tё vihet sёrish nё qendёr tё vёmendjes e jo pёrfitimi. Ka ardhur koha nё radhё tё parё, qё tё flitet pёr njё Europё, qё sёrish tё ketё mё shumё se sa turizёm, kryesisht nё jug.
Jagoda Marinic është një shkrimtare gjermano-kroate. Së fundmi është botuar libri i saj „Made in Germany - çfarë është gjermane në Gjermani?" Aty ajo trajton temën e identitetit gjerman në kohë migracioni.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...