Presidenti i Filipineve më në fund e pranon: Mëkati im i vetëm, kam vrarë pa gjyq

Premte, 28 September 2018 12:04

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka pranuar për herë të parë se "mëkati i vetëm që ai ka bërë janë vrasjet pa gjyq".

Deklarata e tij u bë gjatë një fjalimi në pallatin presidencial, ku Duterte përsëri preku luftën e qeverisë kundër drogës, që ka lënë mijëra të vdekur.

Ai tha se kishte sfiduar ushtrinë dhe policinë e vendit për të hequr atë nga detyra nëse nuk ishin të kënaqur me mënyrën se si po drejtonte vendin.

Ajo që ka bërë Duterte e dinë të gjithë, por kjo është hera e parë që ai publikisht pranoi vrasjet pa gjyq nga autoritetet nën drejtimin e tij.

Për Presidentin e Filipineve në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës janë bërë dy ankime dhe kjo deklaratë e tij mund të shërbejë si një provë.

Janë dy raste, kur dy oficerë policie kanë pranuar se kanë kryer vrasje me urdhër të Duterte.

Policia Kombëtare e Filipineve vlerëson se ata kanë vrarë rreth 4.500 përdorues dhe tregtarë droge në dy vitet e fundit, por ata vazhdimisht insistojnë se këto vrasje janë bërë duke zbatuar ligjin.

Grupet e të drejtave të njeriut vlerësojnë se më shumë se 12,000 njerëz kanë vdekur në luftën e drogës, shumë prej të cilëve janë viktima të ekzekutimit nga policia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...