Konflikti i Perëndimit dhe Rusisë në Maqedoni

Premte, 28 September 2018 17:49

Pavel Los (DW)

Në Maqedoni përplasen interesat perëndimore dhe ruse, thonë ekspertët. Të dielën do të votohet në referendum për emrin e ri të Maqedonisë. Por referendumi shikohet nga perspektiva të ndryshme.
Shkupin nuk e kanë vizituar më parë kurrë më shumë politikanë perëndimorë sesa tani. Të gjithë ata kanë ardhur për të mbështetur qeverinë e Maqedonisë me qëllim që referendumi më 30 shtator të rezultojë me sukses. Kjo do ta afronte Maqedoninë me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n.
Në qershor të vitit 2018 është nënshkruar marrëveshja mes përfaqësuesve të Athinës dhe Shkupit për emrin e ri të Maqedonisë - Maqedonia e Veriut. Mospajtimet mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin zgjasin prej vitit 1991, kur kjo ish-republikë jugosllave u shpall shtet i pavarur. Athina i ka bllokuar përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe në NATO.
Kritikat ndaj Moskës
Ministri i Mbrojtjes i SHBA James Mattis, e vizitoi Shkupin në shtator, dhe atje ai kritikoi Rusinë për përzierje në referedum. Mattis tha, se nuk ka aspak dyshimi se Moska po zhvillon një fushatë kundër referendumit. Moska, e cila nuk ka asnjë interes që Maqedonia të afrohet me BE dhe NATO, i ka hedhur poshtë këto akuza. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov thotë, se vendet perëndimore janë ato që po përzihen në çështjet e brendshme të Maqedonisë, duke insistuar që të votohet marrëveshja e nënshkruar në Prespë.

Vet Greqia dhe Maqedonia verën e kaluar kritikuan Rusinë për përzierje në punët e tyre të brendshme. Kryeministri maqedonas Zoran Zaev e fajëson sipërmarrjen greko-ruse Ivan Savvidis, për financimin në Maqedoni të lëvizjeve që janë kundër referendumit dhe organizojnë protesta të dhunshme në këtë vend, me qëllim që të influencohen qytetarët para deklarimit për emrin.

Shqetësimet për pjesëmarrjen në referendum

Në sondazhet e fundit thuhet se shumica prej 57% e qytetarëve të Maqedonisë do të dakordohet me ndryshimin e emrit dhe hapjen e rrugës për anëtarësim në BE dhe NATO. Por problemi më i madh është numri i qytetarëve që do të votojnë, sepse për suksesin e referendumit nevojitet të votojnë më shumë se gjysma e qytetarëve me të drejtë vote. Presidenti i Maqedonisë Ivanov ka deklaruar se nuk do të votojë, ndërkohë që edhe disa opozitarë kanë bërë thirrje për bojkotimin e referendumit. Diplomatët perëndimorë thonë se çdo ditë në Facebook paraqiten deri në 40 faqe të ndryshme ku bëhet thirrje për bojkotimin e referendumit. Diplomatët dyshojnë se këto faqe financohen nga Rusia.

Dushan Reljiq, ekspert i Fondacionit për Shkencë dhe Politikë (SWP) i tha Deutsche Welles se mbështetësit e referendumit duhet të shqetësohen. "Ata duhet të sigurojnë daljen në referendum prej 50% të votuesve, që do të thotë mbi 900.000 vetë".  Maqedonia ka rreth dy milionë banorë dhe një pjesë e madhe e tyre jeton jashtë vendit. Ndaj Zaevi nuk do ta ketë fare të lehtë të sigurojë pjesëmarrjen prej 50%.

Ku është problemi i Moskës?

Reljiq thotë se BE dhe në radhë të parë Gjermania përbën 80% të tregtisë së jashtme të Maqedonisë. Sipërmarrjet gjermane kanë investuar shumë në Maqedoni, në industrinë e furnizimit të automjeteve me pjesë këmbimi. Ndërkohë që shumica e rafinerive të natës dhe industria e metalit i takon sipërmarrjeve greke apo britanike. "Ky rajon është i ndërlidhur ngushtë ekonomikisht, politikisht dhe në çdo aspekt tjetër me BE-në. Ndërsa me Rusinë ka shumë pak lidhje ekonomike", thotë Reljiq. Problemi i vetëm serioz i Rusisë është anëtarësimi i mundshëm i Maqedonisë në NATO, që do të thotë se Rusia do të dëbohej politikisht nga ky rajon.

Edhe drejtori i Institutit për Çështje Rajonale, Dmitrij Shuravljov thotë, se Rusinë nuk e pengon anëtarësimi në BE, por në NATO. "Përpjekja e NATO-s për zgjerim edhe në këtë vend cënon balancën e tanishme", thotë ai.

Anëtarësimi në NATO dhe perspektiva e anëtarësimit në BE janë shumë të rëndësishme për Perëndimin, mendon Reljiq. "Maqedonia është një vend i ndarë etnikisht, me një minoritet të madh shqiptar, me të paktën 30% të numrit të përgjithshëm të poupullatës." Minoriteti shqiptar jeton në kufi me Kosovën dhe Shqipërinë, dy vende ku jetojnë shqiptarë. "Krijimi i një shteti të madh shqiptar, do të mund të destabilizonte jo vetëm Maqedoninë por edhe rajonin. Ndërsa Perëndimi shpreson se me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do të ketë më shumë stabilitet në rajon."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...