Watch: An old bridge in unsafe condition is demolished in just seconds in Ji'an, E China's Jiangxi province, on Friday. A new bridge is set to be built and will open to traffic in June 2021.
Pamjet e jashtëzakonshme tregojnë momentet kur një urë 1524 shembet për disa sekonda.
Shpërthimi i kontrolluar i urës u realizua në Kinën Lindore.
Ura 23-vjeçare me shumë korsi "Ji'an Ganjiang", e cila u ndërtua mbi lumin Gan në provincën Jiangxi u hodh në erë të premten në mënyrë spektakolare për të ndërtuar një strukturë të re.
Video tregon urën që zhduket në ujë brenda disa sekondave, duke lënë pas një re masive tymi dhe mbeturinash.
Ura u mbyll dhe ndaj saj u vendosën disa ton eksploziv para se të shtypej butoni i shpërthimit.
Ura e Ganjiangit u hap për trafik në dhjetor të vitit 1995, megjithatë për shkak të një popullsie në rritje nuk u konsiderua më e vlefshme për të përmbushur nevojat e banorëve. Një urë e re do të hapet në qershor të vitit 2021.