Një fotografi e Presidentit francez, Emmanuel Macron, me një të ri që tregon gishtin e mesit ka shkaktuar reagime në Francë.
Foto është marrë gjatë një vizite të Macron në ishullin Karaibe të Saint-Martin, pjesë e Francës.
Kreu i shtetit u fotografua me dy djem të rinj me ngjyrë, një prej të cilëve, gjysëm i zhveshur drejton gishtin e mesit drejt objektivit të aparatit.
Kryetarja e të djathtës ekstreme franceze Marine Le Pen e përshkroi këtë si "të pafalshme".
"Ne jemi pa fjalë dhe të indinjuar. Franca sigurisht nuk e meritonte këtë", shkruajti ajo të dielën.
Macron, nga ana tjetër, menjëherë u përpoq të zbuste polemikat.
"Presidenti e doçdo fëmijë të republikës, pa marrë parasysh atë që bën. Dëshiroj të ndihmoj të rinjtë".
Një nga dy të rinjtë në foto u lirua kohët e fundit nga burgu pasi kreu dënimin për grabitje.