Një video amatore tregon momentin sesi lëkundet toka dhe gjithçka gjatë tërmetit dhe cunamit që goditi Indonezinë. Numri i njerëzve të konfirmuar të vdekur nga tërmeti dhe cunami në Indonezi, arriti në mbi 1,200, tha Agjencia Kombëtare e Katastrofave.
Tërmeti prej 7.5 shkallësh të Richterit goditi të premten ishullin Sulavesi, duke shkaktuar më pas cunami.
Rajoni i goditur më së keqi është qyteti bregdetar Palu.