×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vizita e Zonjës së Parë në Afrikë

E Enjte, 04 October 2018 20:05

Zonja e Parë amerikane Melania Trump po viziton të enjten Malavi-n në kuadër të një turi 6 ditor në Afrikë. Ky është udhëtimi i parë ndërkombëtar që ajo po zhvillon vetëm, që kur erdhi në Shtëpinë e Bardhë në 2017. Zonja e Parë po shfrytëzon këtë vizitë të saj në Ganë, Malavi, Kenia dhe Egjipt për të promovuar iniciativën e saj "Be Best", që fokusohet tek mirëqenia e përgjithshme e fëmijëve. Por kjo vizitë e vullnetit të mirë është errësuar nga komentet negative që bëri bashkëshorti i saj, Presidenti Donald Trump, në fillim të vitit për Afrikën si dhe nga pikëpyetjet që janë ngritur për strategjinë e administratës ndaj këtij kontinenti. Korrespondenti Richard Green ka përgatitur materialin:

Pak pas mbërritjes në Ganë, zonja Trump vizitoi Spitalin Rajonal të Akrës ku shpërndau batanije dhe lodra për foshnjat dhe nënat e tyre.

Shtëpia e Bardhë thotë se Zonja e Parë e ka përqëndruar vizitën tek shëndeti i nënës dhe foshnjes në spitale si dhe tek arsimi për fëmijët, dy elementë kryesorë të fushatës së saj “Arrij Më të Mirën” që ka në qendër të saj mirëqënien e fëmijëve.

Vizita e saj në Afrikë zhvillohet disa muaj pas bujës që shkaktuan komentet e Presidentit Trump, i cili përdori një frazë vulgare për të përshkruar këtë kontinent.John Campbell, studiues i politikave për Afrikën pranë Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, thotë se vizita e saj duhet të bindë afrikanët se jo të gjithë amerikanët kanë të njëjtat pikëpamje si presidenti:

“Ato pak deklarata që ka bërë presidenti për Afrikën kanë qenë të turpshme. Vizita e Zonjës së Parë do të tregojë se amerikanët, politika dhe administrata amerikane janë të shumanshme dhe përfshijnë shumë më tepër se 2-3 postime në Twitter”.

Por Judd Devermont, drejtor i programit për Afrikën në Qendrën për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike, thotë se një tjetër faktor më i rëndësishëm hedh hije mbi vizitën e Zonjës së Parë:

“Këto janë kohë të jashtëzakonshme, pasi presidenti nuk po merret me Afrikën, po ashtu ka bërë komente fyese për kontinentin, prandaj një vizitë e tillë mund të ndikojë pozitivisht. Problemi është se vizita zhvillohet në një kohë kur është vënë në pikëpyetje vetë strategjia e përgjithshme për kontinentin, gjë që krijon ndërlikime për Zonjën e Parë”.

Administrata Trump ka propozuar shkurtime të ndjeshme buxhetore në programet e ndihmave për Afrikën. Shkurtimet nuk morën votën e Kongresit.

Vizita e Zonjës së Parë në Afrikë përfshin ndalesa në Ganë, Malavi, Kenia dhe Egjipt./voa

Modifikuar më E Enjte, 04 October 2018 21:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...