Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, teksa 20 persona kanë vdekur në mënyrë tragjike, në New York.
Një limuzinë e cila ishte nisur në një dasmë, u përplas me një automjet tjetër.
Aksidenti ka ndodhur pranë një vendi turistik, të mbushur plot me njerëz.
Mediat e huaja theksojnë se limuzina ishte duke ecur me shpejtësi të lartë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa pasditen e sotme është lajmëruar një konferencë për shtyp ku do të jepen më shumë detaje për ngjarjen.