Kina ka zvogëluar sasinë e parave të gatshme që bankat duhet të mbajnë rezervë, ndërsa Pekini kërkon të forcojë ekonominë.
Ndërsa normat e larta të interesit të SHBA dhe frika e një lufte tregtare vazhdon të ushtrojë presion mbi ekonomitë në mbarë botën, banka qendrore e Kinës tha se do të ulin raportet e detyrimeve rezervë nisur nga 15 tetori sipas The Guardian. Kjo do të bëhet në mënyrë që të ulen kostot e financimit dhe të nxitet rritja në ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Pakësimi i rezervës erdhi pasi Pekini premtoi të përshpejtojë planet për të investuar miliarda dollarë në projektet e infrastrukturës, pasi ekonomia po tregon shenja të ftohjes edhe më tej. Rritja e investimeve është ngadalësuar në një rekord të ulët dhe eksportet neto kanë qenë duke u zvarritur në rritje në gjysmën e parë të vitit.
Banka qendrore tha se pakësimi i rezervës nuk do t’i shihte juanët e zhvlerësuar dhe se politika monetare do të mbetej “e kujdesshme dhe neutrale”. Banka qendrore do të mbajë likuiditet të mjaftueshëm për të nxitur rritjen e arsyeshme të kredisë monetare dhe shkallës së financimit social. Megjithatë, ajo do të rrisë frikën se Pekini duke qenë nën presionin e dollarit dhe tarifave më të larta, do të shtyjë përsëri planet për të reduktuar borxhin e madh në ekonominë kineze në favor të një rregullimi afatshkurtër për të stabilizuar rritjen.