Një përplasje e një limuzine në shtetin e Nju Jorkut, shkaktoi vdekjen e 20 vetëve, thanë zyrtarët të dielën.
Një person që kishte dijeni për hetimin i tha agjencisë Associated Press se 18 nga viktimat ishin në limuzinp dhe dy ishin kalimtarë. Personi nuk ishte i autorizuar të diskutonte informacionin publikisht dhe foli në kushtet e anonimitetit.
Zyrtarët lokalë i thanë gazetës “Times Union of Albany”, se një limuzinë që po ecte me shpejtësi goditi kalimtarët të shtunën pasdite në Schoharie, rreth 270 kilometra në very të Nju Jorkut.
Policia e shtetit të Nju Jorkut, e konfirmoi të dielën numrin e të vdekurve dhe tha se dy makina ishin përfshirë në aksident.
Dëshmitarët përshkruan kaos dhe thanë se kishin parë shumë autoambulanca dhe punonjës të tjerë të ndihmës së shpejtë.
Autoritetet nuk i bënë publike emrat e viktimave ose detaje të tjera.