Pas zgjedhjeve: Një politikë e re në Bosnje-Hercegovinë e pashpresë

Hënë, 08 October 2018 08:43

Zgjedhjet në Bosnje-Hercegovinë ishin lidhur me shpresën për një politikë të re në shtetin prej vitesh të bllokuar. Por në fund ato treguan se nuk priten ndryshime në shtetin e komplikuar boshnjako-hercegovinas.

Zgjedhjet e së dielës (07.10) në Bosnje-Hercegovinë treguan se nuk priten ndryshime në shtetin e komplikuar boshnjako-hercegovinas. Nacionalisti serb, Milorad Dodik arriti në votime të fitojë vendin e rezervuar për serbët në presidiumin tre krerësh të Bosnje-Hercegovinës. Politikani nacionalist që angazhohet për shkëputjen e Republikës Srpska nga Bosnja arriti të marrë 55% të votave. Dodik e ka cilësuar Bosnje-Hercegovinën "një shtet të dështuar" dhe kërkon të zhvillojë një referendum për shkëputjen nga ky shtet.
Ndërsa për boshnjakët myslimanë vendin përfaqësues në presidium e fitoi kandidati konservator, Sefik Dzaferoviç, i cili po ashtu përdori tone nacionaliste në fushatën zgjedhore. Nga pala kroate vendin përfaqësues e fitoi socialdemokrati, Zeljko Komsiç, i cili mundi në këtë garë nacionalistin e djathtë, Dragan Çoviç.
Zgjedhjet ishin një goditje për kroatët hercegovinas, që duan me një bojkot të ri të ndezin një krizë të re. Të hënën Komisioni Zgjedhor bëri të ditur se lideri që i ka drejtuar ata prej disa vitesh, Dragan Çoviç nuk ngjitet në presidiumin përfaqësues. Çoviç bëri të ditur se tani është e mundur "një krizë e paparë ndonjëherë më parë." Lideri nacionalist kroat kishte bërë të ditur, se në rast se humbet, etnia e tij do të bllokojë të gjitha institucionet në Bosnje-Hercegovinë. Bosnja ka një sistem të komplikuar politik të vendosur me Marrëveshjen e Daytonit, që i dha fund luftës në Bosnje (1992-1995.) Ky vend përbëhet nga Republika Srpska dhe Federate myslimane-kroate.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...