Turqia shkel rëndë normat diplomatike, kishte vendosur telekamera në konsullatën saudite

Premte, 12 October 2018 17:57

Shërbimet sekrete turke kishin vendosur telekamera të fshehta brenda konsullatës saudite në Stamboll dhe tashmë posedojnë video dhe audio të vrasjes së gazetarit dhe disidentit Jamal Khashoggi. Në këtë mënyrë, shërbimet turke vijojnë bashkëpunimin me kolegët amerikanë duke i dorëzuar këtyre të fundit detaje për vrasjen e Khashoggi-t, të raportuara nga Uashington Post, gazetë me të cilën bashkëpunonte 59-vjeçari. Gazetari është dhunuar, torturuar dhe vrarë brenda konsullatës, përpara se të transportohej në rezidencën e konsullit.

Një material audio konfirmon detajet e zbuluara ditëve të fundit nga mediat. “Mund të dëgjohet zëri i tij, dëgjohet se si është marrë në pyetje, torturuar dhe vrarë”, thonë burime afër hetuesve.

Pasi kanë vrarë gazetarin, komandoja e agjentëve sauditë është zhvendosur në rezidencën e konsullit, që gjendet pak metra më tutje nga selia diplomatike. Nga aty, agjentët e inteligjencës ishin urdhëruar që të iknin më herët, për të bërë të mundur zhdukjen e trupit të pajetë.

Autoritetet turke kanë zbuluar se posedojnë “imazhe dhe regjistrime”, por që nuk lidhen me orën “Apple” që mbante reporteri, siç u mendua në një moment të parë. Janë të telekamerave dhe mikrofonëve të vendosura nga shërbimet sekrete, një detaj i cili nuk mund të pranohet, pasi bëhet fjalë për një shkelje të rëndë të normave diplomatike. Për këtë, materiali nuk është publikuar zyrtarisht, pasi Turqia i frikësohet zbulimit që Ankaraja përgjon entitetet e huaja në vend.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...