×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Meksika dërgon policë në kufirin jugor teksa afrohen migrantët

Premte, 19 October 2018 18:09

Meksika ka dërguar qindra policë në kufirin e saj jugor, teksa një furgon me mijëra migrantë nga Amerika Qendrore po i afrohet Guatemalas.

Ky hap është marrë pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar me përdorim të forcës ushtarake për të mbyllur plotësisht kufirin SHBA-Meksikë lidhur me këtë çështje.

Ai ka thënë po ashtu se mund të ndalojë ndihmat për shtetet që lejojnë këtë furgon të hyjë në territoret e tyre.

Një grup i banorëve nga El Salvadori, Hondurasi dhe Guatemala kanë thënë se janë duke ikur nga dhuna dhe varfëria.

Përveç tjerash, Trump ka kërcënuar ditë më parë edhe me ndalim të ndihmës për Hondurasin.

Sipas Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, autoritetet amerikane kanë dërguar më shumë se 175 milionë dollarë ndihmë financiare në këtë shtet, në periudhën 2016-2017.

Kërcënimet e presidentit amerikan kanë ardhur vetëm disa javë para mbajtjes së zgjedhjeve për Kongres në SHBA, andaj komentet e tij janë cilësuar si përpjekje për të rritur mbështetjen ndaj republikanëve duke luftuar migrantët.

Grupet për të drejta të njeriut në anën tjetër kanë kritikuar përgjigjjen amerikane dhe atë meksikane ndaj këtyre migrantëve.

Erika Guevara-Rosas nga Organizata Amnesty International ka thënë se “autoritetet meksikane nuk duhet të përdorin qasjen e Trumpit duke trajtuar njerëzit si kërcënim për sigurinë”.

Presidenti i sapozgjedhur i Meksikës, Manuel López Obrador planifikon të ofrojë viza të punës për banorët e Amerikës Qendrore kur të nisë udhëheqjen e shtetit në muajin dhjetor.

Megjithatë, ministri i tij i Jashtëm, Marcelo Ebrard, ka thënë se ata persona që nuk kanë viza duhet të aplikojnë për statusin e refugjatit.

Vlerësohet se 10 për qind e popullatës së Guatemalës, El Salvadorit dhe Hondurasit kanë ikur nga vendet e tyre për shkak të rrezikut, sforcimit nga bandat dhe gjendjes së rëndë ekonomike

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...