×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Skandal politik në Itali, manipulohet reforma kryesore, Conte kërcënon me dorëheqje

Premte, 19 October 2018 18:42

Nga Brukseli ku ndodhet për të marrë pjesë në samitin e vendeve anëtare, kryeministri italian Giuseppe Conte është shprehur se është gati të japë dorërheqjen.

Shkak është bërë dekreti fiskal i sapo aprovuar nga qeveria por që ndërsa pritej të mbërrinte në zyrën e Presidentit të Republikës, dikush i ka ndryshuar tekstin duke krijuar një skandal politik të pa precedent.

Kryeminstri italian ka kërkuar menjëherë tërheqjen e tekstit të manipuluar duke pezulluar draftin fiskal deri në rishikimin nga ana e tij të të gjitha neneve.

Ky manipulim që ka vënë në vështirësi tërë stafin e qeverisë Conte ka krijuar një çarje të thellë mes dy forcave të koalicionit qeverisës që akuzojnë njëri-tjetrin si autorë të skandalit.

E përditshmja italiane "Il Corriere" përcjell zëmërimin e kreut të ekzekutivit italian i cili nga Brukseli është shprehur se "askush nuk duhet të mendoj se ai do të duroj gjithçka. Ia kam thënë dhe atyre që duhet të dëgjojnë se jam gati të jap dorëheqjen", është shprehur Conte sipas medias italiane.

Zyra e shtypit e kryeminisrisë italiane në Romë përgënjeshtron fjalët e kryeministrit Conte dhe pse ky fakt për analistët italianë tregon klimën e rëndë që është krijuar mes forcave të koalicionit pas "dorës së padukshme" që manipuloi tekstin e reformës.

Zëvëndës/kryeministri dhe lideri i 5 Yjeve Luigi Di Maio deklaron se do të referojë rastin në Prokurori ndërsa Ministri i Brendshëm dhe lideri i Lidhjes, Matteo Salvini, drejton gishtin tek 5 Yjet, duke pretenduar se diktimi e shkrimi i tekstit të draftit fiskal është bërë nga njerëzit e caktuar nga Lëizja 5 Yje.

"Nëse 5 Yjet kanë ndryshuar ide mbi këtë draft të diskutuar shumë herë së bashku, mjaft që të shprehet", thotë Salvini, duke premtuar se kjo reformë do të rishkruhet ashtu siç ishte parashikuar në marrëveshjen qeverisëse.

Ndërkohë kryeminstri Conte ka një tjetër betejë të rëndësishme në Bruksel ku disa prej vendeve anëtare mes të cilave dhe Gjermania, janë skeptikë mbi rregullat e reja të vendosura në reformën ekonomike që çon në 2.4% koficientin e borxhit publik me PPB.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...