Vuçiq: Kosova, pengesa e vetme për rrugën evropiane të Serbisë

E mërkurë, 24 October 2018 16:08

Presidenti serb Aleksander Vuçiq tha se ruajtja e paqes, stabilitetit dhe sigurisë për qytetarët serb në Kosovë do të jetë më e vështirë, “sepse është edhe më se e qartë se nuk do të ketë zgjidhje kompromisi, për shkak të atmosferës në Serbinë qendrore, në Kosovë, si dhe faktorëve të jashtëm që nuk dëshirojnë një marrëveshje”, transmeton "Zëri.info".

“Problemi më i madh në rrugën tonë evropiane është çështja e Kosovës” - tha Vuçiq për TV Pink.

Ai gjithashtu përmendi se mbështetësit e regjimit të mëparshëm, ata nga DS, "Plus fashistët", deklaratat e tilla, siç janë ato të Johannes Hahn, dëshirojnë t’i mbërthejnë në vetëm një interpretim, dhe kjo është se problemi i Serbisë është sundimi i ligjit.

“Por problemi më i madh është Kosova. Në raportin e saj, Komisioni Evropian do të shënojë progresin më të madh në sundimin e ligjit. Ata e dinë atë. BE-ja në qoftë se do të deklarohej se problemi i vetëm është Kosova, do të merrte pikë negativ, dhe të pafatët nga skena politike e Serbisë këtë nuk e kuptojnë”, tha ai.
Vuçiç theksoi se ai vëzhgon me kujdes atë që po ndodh në BE dhe se Serbia dëshiron të jetë pjesë e saj./ZERI

Login to post comments