Është ende gjendje alarmi në Itali si pasojë e motit të keq. Reshjet e dendura dhe përmbytjet kanë përfshirë qytete në veri dhe jug të vendit, ndërkohë që shpejtësia e erës arrin në 100 kilometra në orë. Mbrojtja civile ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për disa qytete si: Lombardi, Veneto, Friuli Venecia Xhulia, Liguria, Trentino Alto Adixhe dhe Abruzo.
Shumë shkolla qëndrojnë të mbyllura në Romë dhe Toskanë. Katër persona kanë humbur jetën në Krotoneze si pasojë e përmbytjeve. Pemët e rrëzuara si pasojë e erës së fortë kanë bllokuar rrugët lidhëse mes qendrave dhe periferisë në Sardenjë. Metereologët kanë dhënë alarmin se situata mund të përkeqësohet gjatë ditës.