Një tërmet i fortë ka goditur një qytet turistik në Argjentinë. Sipas Institutit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti ka qenë me magnitudë 6.4. Epiqendra e tij ishte në oqean, disa kilometra larg bregut të Ushuaia, Tierra del Fuego.
Lëkundjet sizmike ranë në një thellësi prej 9 kilometra nën tokë. Mediat vendase nuk kanë raportuar për viktima apo për dëme materiale.
Tierra del Fuego, zona ku u ndjenë lëkundjet e tërmetit, është skaji më jugor i Amerikës së Jugut.