Pasojat e sanksioneve tё SHBA-sё nё Lindjen e Mesme

Tuesday, 06 November 2018 10:00

Sanksionet e reja tё SHBA e venё Iranin nёn presion ekonomik. Por ato kanё edhe efekt tё fortё politik. Kёto sanksione prekin jo vetёm Iranin, por mund të influencojnё tё gjithё rajonin me pasoja tё paparashikueshme.

Sanktionet e SHBA-sё janё pasoja tё ndjeshme ndaj popullsisё civile nё Iran, sepse shumё mallra tё jetёs sё pёrditshme janё shtrenjtuar, ose mungojnё. Ka mungesa nё shumё drejtime, e jo vetёm karburanti. Pёrkundrazi, karburant madje, jo vetёm qё ka me bollёk, por ai ka ҁmim jashtёzakonisht tё favorshёm. Ai vazhdon tё subvencionohet, duke sjellё si pasojё, njё ҁmim gati 30 cent amerikan - stadi nё tetor 2018 - mё lirё se kudo. Vetёm Venezuela dhe Sudani u ofrojnё qytetarёve tё tyre ҁmime mё tё mira energjie sipas shёrbimit informativ "Global Petrol Prices". Blerja me leverdi e karburantit bёn, qё tё zbutet pakёnaqёsia e qytetarёve lidhur me ekonominё qё ҁalon - por njёkohёsisht u ofron njё mundёsi qytetarёve tё gatshёm tё riskojnё pёr sipёrmarrje qё tё bёjnё biznese tё mira: Kontrabanda me karburantet e subvencionuara po lulёzon. Rreth 20 dhe 40 milionё litra, vlerёson ekonomisti Bijan Khajehpour nga firma e konsulencёs me seli nё Vjenё "Eurasian Nexus Partners", kontrabandohen ҁdo ditё nga Irani. Dёmi arrin nё vlera miliardёshe, i thotё Khajehpour revistёs sё internetit "Al-Monitor".

Kanalet e errёta jo vetёm nxisin dallaveret e disa tregtarёve qё operojnё nё ilegalitet, por ato tregojnё edhe se sa e vёshtirё ёshtё tё ndalohen eksportet e naftёs. E pikёrisht kjo ёshtё ajo qё synon administrata Trump, me pёrjashtim tё disa eksporteve tё licensuara me shtete tё pёrkufizuara qartё. Shkëmbimet regtare, kontrata nё monedha tё tjera pёrveҁ dollarit dhe rrugё tё kamufluara tregtie - tё gjitha kёto, janё tё mundshme pёr t'u devijuar de facto sanksioneve, thotё Nick Cunningham, analist pranё shёrbimit tё degёs sё naftёs "OilPrice.com". Nafta e kontraktuar nё mёnyrё komerciale kёsisoj vazhdon ta gjejё rrugёn pёr tё dalё nga Irani.
"Pёrfaqёsuesit e vijёs sё fortё nё Iran mund tё dominojnё"

Sidoqoftё sanksionet mund tё kenё efekt nё vend. Sanksionet e reja nuk dallojnё nga tё vjetrat, thotё pёr DW, Imad Abshnas, politolog nё Universitetin e Teheranit. Irani mund ta menaxhojё pёr t'ia dalё nё njё farё mёnyre nё kёto kushte. "Por nёse presioni vazhdon tё rritet, mund tё fitojnё kontrollin pёrfaqёsuesit e vijёs sё fortё. E si rrjedhojё mund tё rriten tensionet nё mbarё rajonin." Nga perspektiva iraniane ky mund tё jetё avantazh, argumenton Abshnas. "E vetmja mundёsi, qё Shtёpia e Bardhё tё tёrhiqet nga politika e sanksioneve, konsiston tek rritja e pёrshkallёzimit nё rajon."

Por sikurse argumenton politologu Jochen Hippler nga Universiteti Essen-Duisburg, Irani tani pёrpiqet tё ndjekё njё rrugё tjetёr për t'iu kundёrvёnё sanksioneve. Deri tani pavarёsisht pavarёsisht deklaratave tё Trumpit ёshtё arritur qё Irani tё vazhdojё t'i pёrmbahet kuadrit tё marrёveshjes atomike. "Sipas tё gjitha njohurive tё deritanishme tё Organizatёs Ndёrkombёtare tё Energjisё Atomike, Irani vazhdon t'i pёrmbahet marrёveshjes." Ky sukses ёshtё njё vepёr e pёbashkёt e vendeve tё BE-sё si Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca si dhe Rusia e Kina. "Tani do tё varet nёse kёto vende do t'ia dalin qё t'i bёjnё oferta ekonomike Iranit, prej nga ai mund tё pёrfitojё. Kёshtu mund tё shpёtohej marrёveshja."

Mundёsitё e Iranit pёr kundёrvёnie

Irani ka mundёsi qё tё reagojё ndaj sanksioneve. Nё njё rast tё tillё kjo do tё prekte vendet fqinjё. Gjatё luftёs sё Sirisё regjimi i Mullahёve e ka rritur jashtё mase praninё nё vend. Pёrmes Hisbollahut aleat me tё, ai ndodhet direkt nё kufirin me Izraelin. Pёrmes lidhjes religjioze - nё bashkёpunim mё shumё me njё sёrё organizatash shiite se sa me shtetin iraian, Irani ёshtё edhe nё Irak i pranishёm. Nё Jemen Irani ruan lidhje me huthitё kryengritёs, gjё qё i ngjall shqetёsim Arabisё Saudite. Nё Riad i tremben influencёs sё kryerivalit nё jug tё gadishullit tё Gjirit, ndaj prej tre vjetёsh ai bёn luftё kundёr rebelёve nё vendin fqinj pa marrё parasysh popullsinё civile.

Nёse SHBA vazhdojnё t'i mbajnё sanksionet nё kёtё nivel, udhёheqja iraniane mund ta mbajё pozicionin e deritanishёm, mendon Jochen Hippler. "Por nё kёtё rast nuk ka shumё gjasa, qё Irani tё heqё dorё nga roli i rёndёsishёm qё ka nё Irak dhe nё Siri. Pёrkundrazi ai madje mund tё pёrpiqet, ta konsolidojё edhe mё shumё atё - megjithatё jo patjetёr duke e zgjeruar edhe mё tej kёtё rol."

Por ёshtё e mundshme edhe qё Irani tё ndjekё njё kurs tjetёr, thotё Imad Abshnas. Ai mundet ta pengojё eksportin e naftёs saudite pёrmes rrugё sё Hormuzit. Po ashtu ai mund ta forcojё mbёshtetjen ndaj huthёve pёr ta vёnёn nёn presion Arabinё Saudite. E mundshme ёshtё edhe qё Irani tё mbёshtesё mё fort Hisbollahun libanez dhe Hamasin palestinez.

Lindja e Mesme ndodhet nё shumё mёnyra nёn tension. Sanksionet kundёr Iranit mund ta ashpёrsojnё edhe mё tej situatёn. Ndonёse pasojat e drejtpёrdrejta politike tё tyre prekin vetёm Iranin, efekti i tyre edhe ndaj vendeve tё tjera ёshtё i lartё. Ato mund tё vinin nё vёshtirёsi nё njёrёn ose tjetrёn formё edhe tё gjithё rajonin.Kersten Knipp/DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...