BE po dënon veten duke i zbatuar kërkesën e Washington për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, tha ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov.
Megjithatë, ndërkohë që politika e kufizimeve nuk dëmton SHBA, BE 'vuan' miliarda në euro humbje.
Në një intervistë me gazetën spanjolle El Pais, Lavrov foli për gjendjen e mjerë të marrëdhënieve BE-Rusi, duke i përshkruar ato aq larg normales.
"'Kërcënimi mitik rus' është imponuar mbi evropianët, kryesisht nga jashtë,"-tha diplomati. "Përplasja midis BE-së dhe Rusisë, vendosja e sanksioneve, u imponua mbi vendet evropiane 'me urdhër të drejtpërdrejtë' nga Washington."
Por Lavroc u shpreh se SHBA nuk u përball me ndonjë efekt të kundërt nga politika që mbështeti, ndryshe nga BE.
"Sipas vlerësimeve shtetet e BE kanë pësuar mbi 100 miliardë euro nga vendosja sanksioneve. Është e rëndësishme që politikanët evropianë ta kuptojnë këtë,"-shtoi ministri.
Rusia, e cila duhej të hakmerrej, është gati të heqë kufizimet e vendosura ndaj mallrave evropiane në vitin 2014.
"Ne kemi folur vazhdimisht për gatishmërinë tonë për të shfuqizuar kundërveprimet,"-tha Lavrov. "Megjithatë, BE duhet të bëjë hapin e parë. Nga sanksionet nuk përfitojnë as Rusia as BE."