101 vjeçarja ngatërron Merkel me zonjën e parë franceze

Hënë, 12 November 2018 19:53

Një ngjarje interesante ka ndodhur në Francë gjatë ceremonisë për të  përkujtuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Një grua 101-vjeçare ka ngatërruar kancelaren Angela Merkel me bashkëshorten e presidentit francez Emmanuel Macron.

Momenti erdhi pasi krerët e shtetit po bisedonin me qytetarët gjatë një ceremonie emocionale në Compiègne në Francën veriore.

Pas nënshkrimit në një libër përkujtimi në një vagon hekurudhor, ku u firmos marrëveshja Armistika e vitit 1918, e cila i dha fund luftës, Merkel dhe Macron shtrënguan duart dhe po flisnin me vendasit që kishin ardhur për të dëshmuar këtë ngjarje.

Gruaja 101-vjeçare, e cila ishte prezente në ceremoni, fillimisht shtrëngoi dorën e Macron dhe shprehu emocion që po takonte Presidentin e Republikës.

Pastaj ajo përshëndeti kancelaren Merkel duke thënë: “Ju jeni zonja Macron?” “Jo, unë jam Kancelarja e Gjermanisë”, – i tha Merkel në gjermanisht, e cila u ndihmua nga një përkthyes.

Por gruaja ende nuk dukej se e dinte se me kë po fliste, kështu që Merkel u detyrua të fliste frëngjisht, duke sqaruar të moshuarën me mirësjellje.

Login to post comments