Një predikues mbijetoi mrekullisht pas një sulmi të armatosur gjatë një shërbese në një kishë në Brazil.
30-vjeçari Weslei Souza hapi zjarr brenda një kishe në Sao Paulos, mbrëmjen e së dielës.
Shënjestra e tij ishte pastori Adilio Carloto da Silva, i cili ishte ulur pas altarit. Da Silva mbijetoi mrekullisht, edhe pse u godit dy herë nga plumbat.
Ai iu nënshtrua një operacioni dhe është në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme.