Shërbimi më i fundit i Google për “streaming” të video-lojërave ka shënuar një hap të rëndësishëm në këtë industri, që tashmë është nga industritë që qarkullon më shumë të ardhura.
ProjectStream, i hapur vetëm në SHBA për momentin, u dha mundësinë lojtarëve që të luajnë versionin më të fundit të Assasin’s Creed, “Odyssey”, me grafika shumë të qarta dhe pa ndërprerje, edhe pse kompjuteri i tyre nuk është parametra të larta për sa i përket grafikës, RAM-it, procesorit… e madje nuk nevojitet as hard disk i madh.
Duhet vetëm një lidhje e shpejtë interneti. Loja vihet në punë nga serverët e Google, dhe lojtari e luan nga kompjuteri i tij, qoftë ëshë një laptop i lirë “Chromebook”. Cilësia mbetet e njëjtë si të kishte pasur një kompjuter të shtrenjtë, apo një Playstation ose XBox më të fundit.
E thënë thjesht, siç luhet një lojë e vogël “online”, ashtu mund të luhen edhe lojërat më të ngarkuara. Kjo mund të bëjë që në të ardhmen njerëzit të mos kenë nevojë të blejnë “konsola” si Playstation 4, XBox apo Nintendo, por mund të luajnë çdo lojë nga çdo kompjuter.
Projekte të tilla ishin provuar edhe më parë, madje nga vetë XBox e playstation, por asnjëherë me cilësinë e Project-Stream të Google.