Bruksel, “Google” akuzohet se përgjon përdoruesit

Tuesday, 27 November 2018 14:59

Shtatë organizata europiane të konsumatorëve paditën sot në rregullatorët kombëtarë “Google” për manipulim të përdoruesve të tij në mënyrë që të përgjojë lëvizjet e tyre duke shkelur rregullat e reja mbi mbrojtjen e të dhënave, njoftoi Zyra Europiane e Unionit të Konsumatorëve.

Padia e bërë në Norvegji, Holandë, Poloni, Greqi, Republikë Çeke, Sllovaki dhe Suedi mbështetet mbi një studim të bërë nga organizata norvegjeze e konsumatorëve që del në përfundimin se gjiganti amerikan përdor “figura dhe informacione mashtruese që bëjnë që përdoruesi të pranojë që të përgjohet vazhdimisht”.

“Google trajton të dhënat personale që janë shumë të detajuara dhe gjithëpërfshirëse pa baza juridike të duhura dhe këto të dhëna merren nëpërmjet teknikave të manipulimit”, theksoi Gro Mette Moen, një përgjegjës i organizatës norvegjeze.

Login to post comments