Presidenti Donald Trump dënoi anti-semitizmin të enjten gjatë një ceremonie që shënonte Hanukën në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se detyra e vendit ishte të ndalonte armiqësinë e tillë.
Trump ripohoi angazhimin e tij ndaj Izraelit dhe tha se administrata e tij do të qëndronte gjithmonë me "mikun dhe partnerin e tij të dashur". Presidenti gjithashtu priti të mbijetuarit e Holokaustit në skenë.