Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, emëroi William Barr për prokuror të përgjithshëm – post të cilin e ka mbajtur në vitet 1990.
Emërimi vjen pasi Trump e ka shkarkuar nga pozita Jeff Sessions, në muajin nëntor.
Barr do të marrë përsipër mbikëqyrjen e hetimit të ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.
Sipas mediave amerikane, ai ka qenë kritik ndaj disa aspekteve të hetimeve.
Barr, avokat konservator, e ka mbajtur të njëjtin rol nën presidentin George HË Bush, nga viti 1991 deri më 1993.