Zv/sekretari i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, është emëruar shef i ri Pentagonit, njoftoi Presidenti Donald Trump.
Shanahan është emëruar pas dorëheqjes së James Mattis. Shanahan do ta marrë rolin e tij më 1 janar.
Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes rrjetit social Twitter tha se “Patrick ka një listë të gjatë të arritjeve”.
“Është kënaqësi për mua të njoftoj se zëvendësministri i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, do të shërbejë si ministër i Mbrojtjes prej 1 janar 2019. Patrick ka një listë të gjatë të arritjeve gjatë shërbimit si zëvendësministër i Mbrojtjes dhe më parë në ‘Boeing’. Ai do të jetë i shkëlqyeshëm,” tha Trump.