Ende pa kaluar 24 orë nga Tsunami, Indonezia është goditur nga një tërmet. Lëkundjet e regjistruara mendohet të jenë 5.0 ballë të shkallës Richter, raporton rrjeti televiziv kinez CGTN.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo dëme. Indonezia është e vendosur në tre pllaka tektonike, gjë që e bën atë të prirur ndaj katastrofave natyrore siç janë tërmetet tsunami, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës dhe shpërthimet vullkanike.
Një tërmet me magnitudë 5.0 konsiderohet të jetë i moderuar dhe ka më shumë gjasa të shkaktojë dëmtime të lehta për ndërtesat dhe strukturat e tjera.
Më shumë se 222 persona raportohet të kenë humbur jetën pasi një cunami goditi bregdetin e Sumatrës jugore më 22 dhjetor. Numri i viktimave pritet të rritet pasi skuadrat e shpëtimit po vijojnë kërkimet.