Tre persona, dy kalimtarë dhe një polic, janë goditur me thikë nga një burrë në stacionin Victoria të Manchester, në Britaninë e Madhe.
Burri është kapur dhe arrestuar menjëherë pas sulmit nga agjentë të rendit, të cilët shkuan në vendngjarje pas alarmit të lëshuar nga të tjerë kalimtarë.
Tre të plagosurit janë transportuar në spital dhe fatmirësisht asnjë nuk është në rrezik për jetën. Agresori është sulur ndaj kalimtarëve duke thirrur ‘Allah’. Autoritetet po hetojnë për sulmin.
Sipas disa dëshmitarëve, burri ka thirrur fraza të tipit: “Nëse sulmoni vende të tjera duhet të prisni këtë në shtëpitë tuaja”. Arma e përdorur ishte një thikë kuzhine e gjatë 25 centimetra.