Mediat ruse raportojnë se 7 persona kanë humbur jetën nga shembja e 48 banesave si pasojë e një shpërthimi të tubacionit të gazit, në qytetin Magnitogorskut, rreth 1700 kilometra në lindje të Moskës. Autoritetet raportojnë se situata është vërtetë alarmante dhe se rreth 40 persona besohet se janë ende mes rrënojave të godinave të shembura, ndërsa disa të tjerë janë shpëtuar gjatë pasdites së djeshme.
Në qytetin e Magnitogorskut ka shkuar edhe presidenti Vladimir Putin, i cili ka shprehur pikëllimin e tij për ngjarjen tronditëse dhe po ndjek nga afër operacionin e kërkim-shpëtimit.Duhet theksuar se temperaturat në Magnitogorsk janë nga -15, në -22 gradë celsius, ndërsa me kalimin e orëve, zbehet edhe besimi i autoriteteve, që të gjejnë akoma njerëz të gjallë.