Pesë surpriza të mëdha e presin Evropën në vitin 2019

Hënë, 07 Janar 2019 19:17

Unë dyshoj se ne të gjithë do të zbulojmë në vitin 2019, se në botë ekzistojnë gjithnjë e më shumë “Trump të vegjël” – liderë politikë që duan ta profilizojnë veten përmes ndjekjes së agjendave të pazakonta. Por kjo nuk është diçka e habitshme. Ja çfarë mendoj se mund të ndodhë në skenën evropiane dhe globale në vitin që sapo ka hyrë:

Surpriza Nr.1: Nga Mbretëria e Bashkuar

Me kaosin e Brexit gjithnjë në rritje, në Britaninë e Madhe po fillon të dominojë zhgënjimi. Duket e qartë se njerëzit po mendojnë tashmë, se dalja nga unioni nuk ishste një veprim dhe aq i mençur. Qeveria e zonjës Mej do të zbulon planin e saj të zhvilluar fshehurazi projektin e krijimit të një “alternative të BE-së” (AEU).

Për këtë, kryeministrja britanike është në bisedime me vendet e Evropës Veriore dhe me Irlandën për një bashkëpunim më të ngushtë. Brukseli zyrtar “nuk është i kënaqur” për këtë. Ndërkohë qeveria gjermane ndihet e tunduar. Ajo ndjen se AEU mund të jetë një alterntivë edhe për të, në rast se Francës i merren këmbët, dhe kur motorët e tjerë të BE-së mund të jenë më të përshtatshëm për të udhëhequr zonën jugore (euro) të BE-së.

Surpriza Nr.2: Nga Italia

Qeveria populiste në Romë, po e pranon më në fund se populli italian nuk dëshiron të largohet nga euro – apo nga BE. Çfarë duhet bërë në rrethana të tilla? Një revolucioni i ri, që më në fund ta nxjerrë vendin nga mjerimi i stërzgjatur ekonomik dhe politik, do të kërkonte një reduktim radikal të borxhit publik.

Sapo të arrihet kjo, bankat italiane do të jenë sërish në gjendje shumë më të mirë. Do të plotësohen të gjithë Kriteret e Mastrihtit mbi borxhin. Qeveria mund të investojë sërish, dhe të kryejë rishpërndarjen e dëshiruar nga lart poshtë. Së fundmi, Italia është befas shteti model në eurozonë, gjë që ka shqetësuar shumë prej anëtarëve të tjerë, veçanërisht ata të Europës Veriore.

Surpriza Nr.3: Nga Gjermania

Në Gjermani, Partia Socialdemokrate (SPD), po i dorëzohet më në fund të pashmangshmes. Duke e ditur se CDU është mjaft e patundur në mbështetjen  që gëzon tek votuesit e qendrës, një bashkim me Partinë e Majtë është duke u menduar seriozisht. Për këtë qëllim, nisën të mbahen bisedime të sinqerta. Pastaj, vjen një njoftim befasues. 

Duke pasur parasysh sesa pak sukses politik pati zgjedhja e Andrea Nahles si udhëheqësja e parë femër e një SPD dikur të lavdishme, SPD-ja e ri-emeruar (Die Linke ishte një ndarje nga partia mëmë në vitin 2007) në një grua si udhëheqëse e një partie të ri-bashkuar.

Sahra Vagenkneht, do të bëhet drejtuesja e re e partisë. Gjatë vitit, jo më pak për shkak të qëndrimit kufizues të presidentit të ri për migracionin, formacioni i ri politik do të arrijë të tërheqë pjesë të konsiderueshme të votuesve të AfD-së. Në mënyrë intriguese, ai do të tërheqë njëkohësisht votuesit e partive të gjelbra, që janë të zhgënjyer në të Gjelbrit, që po rëshqasin shumë në të djathtë.

Surpriza Nr.4: Nga Banka Qendrore Evropiane

Banka Qendrore Europiane, rikthehet me guxim në skenë. Në përgjigje të ankesave nga biznesi dhe bankat, ajo po e trajton dobësinë e përgjithshme të ekonomisë evropiane, duke paralajmëruar çuditërisht se do të ulë normat e interesit në zero në pranverën e vitit 2019.

Kjo do të çojë fillimisht në një tronditje të madhe për tregjet financiare, pasi shumë investitorë do të kapen të papërgatitur. Por sapo pjesëmarrësit e tregut, t kuptojnë se kjo është më e mira për monedhën euro dhe për veten e tyre në një periudhë afatgjatë, humori i tregjeve do të rikthehet. Çmimet e aksioneve në bursat e Evropës, do të rritet sërish.

Surpriza Nr.5: Udhëheqësi i ri i Evropës

Pas një beteje të ashpër midis kandidatëve të partive më të mëdha, në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në maj 2019, krerët e shteteve dhe qeverive evropiane do të vendosin t’i thonë “jo” secilit prej tyre. Në vend të kësaj, ata do të zgjedhin Kristin Lagard si Presidentin e ri të Komisionit Evropian, deri atëherë drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Pasi u përzgjodh si gruaja e parë që drejtoi FMN-në, që nga fillimi i institucionit në vitin 1944, zonja Lagard do të regjistrojë një rekord dytë,  duke u bërë presidentja e parë e Komisionit Europian që nga themelimi i unionit më 1957.

Duke e ditur se kjo është një lëvizje e vonuar, Parlamenti Europian do të përtypë sërish krenarinë e tij, pasi do të zëvendësiohet  si mekanizmi kryesor përzgjedhës për udhëheqësin e Komisionit Evropian. Lagard njofton se Komisioni i saj i ri, do të përqëndrohet veçanërisht në promovimin e demokracisë në të gjitha nivelet e qeverisjes në të gjithë Evropën. Ky, argumenton ajo, është ilaçi më e mirë politik për të ndalur një rritje të mëtejshme të nacionalizmit populist, dhe zhgënjimin e qytetarëve me politikën.

Shënim: Martin Hüfner, është ish-ekonomisti kryesor i grupimit HVB në Gjermani.

“The Globalist” – Bota.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...