Franca nis sot 3 muaj debate për problematikat në vend

Tuesday, 15 Janar 2019 12:06

Kërkesat e protestuesve që kanë pushtuar Francën prej nëntorit të kaluar do të jenë në fokus të një debati mbarëkombëtar që qeveria franceze po organizon duke nisur nga dita e nesërme deri në datën në 15 mars. Presidenti Macron në një letër drejtuar popullit francez tha se debatet do të trajtojnë çdo temë pa përjashtim, duke u fokusuar në katër shtylla kryesore, si taksat, shërbimet publike, masat mjedisore dhe demokracia.

Prej ditës së martë, publiku francez do të bëhet pjesë e një debati të gjerë mbarëkombëtar që do të zgjatë për tre muaj me radhë. Nisma e shpallur në fundvitin e kaluar si përgjigje ndaj protestave disajavore antiqeveritare u njoftua të hënën nga presidenti i vendit, Emannuel Macron.

Përmes një letre të hapur për popullin francez, kreu i Elizesë ftoi qytetarët që të paraqesin shqetësimet e tyre duke u mbështetur në katër shtylla kryesore, si taksat, organizimi i shtetit dhe i shërbimeve publike, masat ekologjike, dhe demokracia qytetare.

Presidenti Macron pranoi se ai solidarizohet me kërkesat e shprehura nga protestuesit "jelekverdhë", por pa saktësuar nëse do të heqë dorë nga reformat e tij pro biznesit, për të cilat akuzohet si "presidenti i të pasurve".

Kreu i Shtetit informoi se debatet e ardhshme do të diskutojnë çdo problem pa përjashtim, dhe do i tregojnë botës se francezët janë një popull që nuk ka frikë nga konsultat dhe rrahja e mendimeve.

Edhe qeveria franceze konfirmoi të hënën gatishmërinë për të ulur taksat e kritikuara, por theksoi se qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo masë do të kërkojë me patjetër shkurtimin e buxhetit për veprat publike.

Debati i madh kombëtar në Francë do të zgjatë deri në datën 15 mars, periudhë në të cilën presidenti Macron pritet të raportojë përfundimin e konsultave dhe arritjet e shënuara.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...