Dorëhiqet Mitchell, diplomati kryesor për Evropën në DASH

Tuesday, 22 Janar 2019 18:42

Wess Mitchell, diplomati kryesor për çështjet europiane në Departamentin amerikan të Shtetit tha se do të japë dorëheqjen muajin e ardhshëm.

Në letrën e dorëheqjes, që i ka paraqitur Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, 41 vjeçari Mitchell, përmend arsye personale dhe profesionale për vendimin e tij. Dita e tij e fundit si ndihmës sekretar i shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike do të jetë 15 shkurti.

Largimi i zotit Mitchell krijon një boshllëk në Depoartamentin e Shtetit në një kohë kur udhëheqësit evropianë po vënë në pikëpyetje angazhimin e Presidentit Donald Trump ndaj aleancave kyçe perëndimore.

Ai shkruan në letër se "ndërsa administrata bëri vitin e saj të dytë, e ndiej se kam përmbushur atë që kisha si objektiv kur mora këtë post,” duke përmendur zhvillimin e një strategjie për Evropën si dhe ndihmën për zotin Pompeo, i cili pasoi në detyrë ish-sekretarin Rex Tillerson që u shkarkua në mars të këtij viti.

"Ka ardhur koha, - shkruan zoti Mitchell, - që të jem më pranë familjes time të re, e cila gjatë disa muajve të fundit ka kaluar shumë ditë pa mua".

Në shtator 2017, zoti Mitchell u bë i pari ndihmës sekretar i shtetit në administratën Trump i konfirmuar nga Senati dhe do të jetë i emëruari i parë i zotit Trump në këtë post që largohet.

I cituar nga gazeta “Washington Post”, zoti Mitchell tha se dorëheqja e tij nuk është një protestë ndaj politikave të administratës apo ndaj drejtimit të politikës së jashtme amerikane.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...