OKB bën thirrje për uljen e tensioneve në Venezuelë

E Enjte, 24 Janar 2019 18:01

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, u bëri thirrje të gjithë aktorëve në Venezuelë që të bëjnë çdo përpjekje për të ulur dhe për të parandaluar dhunën dhe tensionet.

Stephane Dujarriç, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm, i cili mori pjesë në Forumin e 49-të Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, në një deklaratë me shkrim ka theksuar se sekretari Guterres është i shqetësuar për trazirat dhe lajmet për viktima civile në protesat në Venezuelë

Dujarriç, transmetoi se Guterres ka bërë thirrje për një hetim të pavarur të ngjarjeve të përjetuara në vend.

Duke bërë të ditur se Guterres në lidhje me situatën në Venezuelë në “këtë priudhë kritike” i ka bërë thirrje të gjithë aktorëve që të bëjnë çdo përpjekje për të ulur dhe për të parandaluar dhunën dhe tensionet, ndër të tjera Dujarriç tha se Guterres gjithashtu ka theksuar se të gjithë aktorët duke respektuar sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut duhet të kalojnë në një dialog politik në mënyrë “gjithëpërfshirëse dhe bindëse” për krizën e cila vazhdon prej një kohe të gjatë në vend.

Kreu i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Juan Guaido, shpalli veten president gjatë protestave anti-qeveritare në Karakas duke theksuar se nuk njohin qeverinë e presidentit Nicolas Maduro.

Ndërkaq, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se mbështet Guaido-n si president të përkohshëm të Venezuelës. Po ashtu, edhe Kanadaja dhe vendet e amerikës jugore si Brazili, Kolumbia dhe Paraguaji, kanë njoftuar njohjen e Guaidos si presidenti të përkohshëm të Venezuelës.

Nga ana tjetër, disa vende përfshirë Turqinë, Rusinë, Kinën, Iranin, Bolivinë dhe Meksikën, kanë shprehur mbështetje për presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili mbrëmë njoftoi ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve me SHBA-të, të cilën e akuzoi për “organizim të puçit kundër qeverisë legjitime” të vendit të tij dhe u dha afat prej 72 orëve diplomatëve amerikanë të largohen nga Venezuela.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...