Ish-presidenti i Ukrainës shpallet fajtor për tradhti

E Enjte, 24 Janar 2019 19:43

Një gjykatë në Kiev e shpalli ish-presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovych, fajtor për tradhti dhe për bashkëpunim në përpjekjen për të ndryshuar kufirin e Ukrainës dhe për të bërë luftë.

Gjykatësi Vladyslav Devyatko tha po ashtu se Yanukovych është fajtor që i ka kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin, të vendosë trupa në Ukrainë.

Prokurorët kërkuan që Yanukovych të dënohet me 15 vjet burgim.

Vendimi u shpall në mungesë të tij. Besohet se Yanukovych aktualisht strehohet në Rusi.

Yanukovych, pro-rus, është rrëzuar nga pushteti nga protestat kundër tij, në shkurt të vitit 2014.

Menjëherë pas kësaj, Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë.

Rusia po ashtu ka nxitur trazira dhe ka mbështetur separatistët në lindje të Ukrainës. Lufta atje midis separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare ka lënë mbi 10,300 njerëz të vrarë.

Gjykata Ndërkombëtare për Krime ka konstatuar në nëntor të vitit 2016 se luftimet në lindje të Ukrainës janë “një konflikt i armatosur ndërkombëtar midis Ukrainës dhe Federatës Ruse”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...