Venezuelë, ushtria po braktis Maduron

Diel, 27 Janar 2019 18:05

Në Venezuelë pas protestave masive dhe vendimit të disa vendeve për të mos e njohur Presidentin aktual atje ngjarjet kanë filluar të precipitojnë.

Mediat e huaja raportojnë se drejtues të ndryshëm në ushtri janë duke e tradhtuar Nicolas Maduron. Një prej zyrtarëve më të lartë ushtarakë në Venezuelë Jose Luis Silva, i ndërpreu hapur lidhjet me liderin e vendit Nicolas Maduro.

Silva dha dorëheqjen nga posti i atasheut të mbrojtjes në SHBA dhe deklaroi se mbështet udhëheqësin e opozitës Juan Guaido, të njohur nga një sërë vendesh si president i Përkohshëm.

Nënvizojmë se ushtria në Venezuelë është shumë e rëndësishme dhe konsiderohet si faktor vendimtar.

Login to post comments