Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një autostradë në Meksikë, ku kanë mbetur të vdekur 10 persona. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në Guerrero, ku janë përplasur dy banda rivale me njëra tjetrën.
Mësohet se ata kanë nxjerrë armët, ku 10 veta kanë mbetur të vdekur në vend dhe dy të tjerë janë plagosur.
Policia mbërriti menjëherë në vendndodhje, ku nisi me zbardhjen e ngjarjes tragjike. Sipas tyre, në dy furgonë janë gjetur trupat e viktimave, një pistoletë dhe një pushkë.
Ndërkohë, dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.