Trump nuk përjashton mundësinë e një mbylljeje tjetër të qeverisë

Diel, 03 February 2019 19:06

Presidenti Donald Trump po refuzon të përjashtojë mundësinë e një mbylljeje të pjesshme të qeverisë amerikane për të arritur miratimin në Kongres të fondeve për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit jugor me Meksikën. Por ai gjithashtu sinjalizoi qartësisht se ka në plan të deklarojë një emergjencë kombëtare për të ndërtuar pengesën pa miratimin e ligjvënësve.

"Nuk përjashtoj asnjë mundësi," tha presidenti Trump për emisionin e kanalit CBS, “Face the Nation” sot, një javë pasi përfundoi një mbyllje rekord prej 35-ditësh të operacioneve të qeverisë. "Nuk më pëlqen të përjashtojë mundësitë. Ajo mbetet alternative”, tha presidenti.

Udhëheqësi amerikan tha se: "Është emergjencë kombëtare, dhe ju e dini se ka pasur shumë emergjenca kombëtare në të shkuarën. Ky është me të vërtetë një pushtim i vendit tonë nga trafikantët e qenieve njerëzore".

"Këta janë njerëz të tmerrshëm që sjellin kryesisht gratë, por edhe fëmijë në vendin tonë", tha presidenti. "Ne do të kemi një kufi të fortë dhe e vetmja mënyrë që të kemi një kufi të fortë është një pengesë fizike. Kemi nevojë për një mur dhe kushdo që thotë se nuk është i nevojshëm, po luan lojëra ".

Ai sulmoi kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, për kundërshtimin e vazhdueshëm të financimit të murit nga taksapaguesit amerikanë. Ndërtimi i murit - dhe pagesa për të nga Meksika - ishte premtimi i preferuar i zotit Trump gjatë fushatës së vitit 2016 për në Shtëpinë e Bardhë. Por ai tani po bën thirrje për miratimin nga Kongresi të fondeve të ndërtimit të murit. VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...