Ashpërsimi ligjor/ Ministri gjerman flet për azilkërkuesit: Kush gënjen …

Hënë, 04 February 2019 09:09

Për ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, nëse azilkërkuesit e refuzuar fshehin identitetin do të humbasin “duldung“-un, lejen e përkohshme të toleruar. Planet janë ende duke u përgatitur.

Deutschland Berlin Horst Seehoer stellt Asylbericht vor (Reuters/F. Bensch)

Agjencia e lajmeve, AFP dhe gazeta “Die Welt” citojnë një draft të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Berlin: “Kush e pengon dëbimin e tij vetë, për shembull, duke u dhënë të dhëna të gabuara autoriteteve për identitetin apo nënshtetësinë ose nuk bashkëndihmon në sigurimin e pasaportës, nuk do të marrë në të ardhmen më “duldung” –(lejen e përkohshme të toleruar të qëndrimit, shën red.) Ky i huaj do të pajiset vetëm me një leje që shënon, se ai është i detyruar të largohet nga Gjermania, raporton gazeta “Die Welt”. Synimi i këtij ashpërsimi ligjor është të ndahen azilkërkuesit e refuzuar që e pengojnë vetë dëbimin e tyre nga ata që për arsye të njohura nuk mund të dëbohen, sepse nuk kanë pasaportë, kanë arsye të forta humanitare që flasin kundër dëbimit apo në rajonin e banimit të personit nuk ka fluturime për shkak se është një rajon krize.

“Boshllëk ligjor”

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Berlin është shprehur ,se azilkërkuesit janë deri më tani i vetmi grup i të huajve në Gjermani, i cili nuk ndiqet penalisht, kur gënjen autoritetet për identitetin. Aktualisht ka vetëm gjobitje si kundravajtje. Kjo është një gjendje, që nuk duam „ta pranojmë më si të tillë”. Për të mbyllur këtë boshllëk ligjor penalizimi, në nivel ekspertësh po zhvillohen diskutime, thuhet nga Ministria e Punëve të Brendshme. Por aktualisht ky projektligj ende nuk është akorduar me sektorë të tjerë të ministrisë, prandaj është shumë herët të ofrohen të dhëna më konkrete. Po ashtu nuk dihet, nëse partitë e koalicionit do të binin në ujdi për një ligj të tillë.

Ministrja socialdemokrate e Drejtësisë, Katarina Barley ka shprehur rezerva për propozimin e Seehoferit. Një zëdhënës tha se kur projektligji të jetë gati ai do të shqyrtohet, por që tani, të dhënat e gabuara personale shihen si kundërvajtje dhe gjobiten. Organizata e të drejtave të njeriut, Pro Asyl i kritikon planet e Seehoferit. Praktika tregon, se azilkërkuesve shpesh në mënyrë arbitrare u thuhet se nuk bashkëveprojnë sa duhet. Në një kohë që ka arsye të ndryshme për dokumentet që mungojnë, shpjegon Pro Asyl. Tre të kartëtat e azilkërkuesve të refuzuar që duhet të largohen janë me leje të përkohshme, sepse kanë një identitet fallco apo shteti heq dorë nga dëbimi për arsye humanitare. Në Gjermani në fund të vitit 2018 ka pasur 180.124 vetë me leje të përkohshme të toleruar të qëndrimit. 40% e tyre nuk kanë dokumente, thuhet në përgjigjen që Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë i dha kërkesës së grupit parlamentar liberal, FDP. DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...