Greqia në alarm, 39 të vdekur nga gripi

Premte, 08 February 2019 13:33

Alarmante situata edhe në Greqi nga  epidemia e gripit që ka përfshirë vendin. Shkon nw 39 numri i viktimave të moshave nga të mitur deri në 90 vjeç. 20 persona kanë humbur jetën nga komplikacione të gripit vetëm javën e fundit. Mes viktimave dhe dy fëmijë, një foshnje 15 muajsh dhe vajzë 6 vjeçare, si dhe njerëz të rinj, të moshave 25, 34 dhe 39 vjeç.

Të gjitha viktimat janë nga grupet e përfshira në vaksinimin e detyrueshëm, sipas udhëzimeve  të qendrës greke për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.  Njëkohësisht, këtë javë kurohen në gjendje të rëndë 165 pacientë në klinikat e reaminacionit të vendit. Qendra përkatëse thekson se epidemia ishte e pritshme, pavarësisht se sistemi nuk kishte mjaftueshëm vaksina në tregun farmaceutik për të përballuar kërkesat emergjente, duke shkaktuar një kaos të vërtetë.

50.000 vaksinat ekstra u shpërndanë në farmacitë greke vetëm brenda 3 ditëve të fundit. Sivjet vihet re një rritje e ndjeshme e të prekurve nga virusi i gripit H1N1 ndërkohë që akoma edhe gripi sezonal A në kombinim me probleme të tjera shëndetësore, është kërcënues për jetën e pacientëve, theksohet në udhëzimet e Qendrës greke për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve, në thirrjen për vaksinim, pasi epidemia pritet të zgjasë deri në fund të marsit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...