Situata në Venezuelë sa vjen e po tensionohet edhe më shumë. Protestat mbarëpopullore por edhe qëndrimi i vendeve perëndimore për të mos e njohur Presidentin Maduro si legjitim ka bërë që ky i fundit të tregojë forcën.
Maduro ka dhënë sinjale për fillimin e një stërvitjeje ushtarake, e cila sipas tij do të jetë më e rëndësishmja në historinë e Venezuelës .
Maduro thotë se vendi duhet të jetë i përgatitur për të penguar çdo grusht shteti kundër tij pasi SHBA-të dhe aleatët e saj mbështetën vetë presidentin e përkohshëm Guaido.
Mesa duket Maduro tashmë është i frikësuar pas thirrjeve të Uashingtonit për një ndryshim të regjimit dhe mbështetjen e saj ndaj kryetarit të opozitës Juan Guaidos.