Rusia arreston kryepeshkopin e Kishës Ortodokse të Ukrainës

Diel, 03 Mars 2019 18:05

Kryepeshkopi Kishës Ortodokse të Ukrainës Klyment është arrestuar në një stacion autobusi në Simferopol, i cili është kryeqytet i Krimesë.

Përfaqësuesit e Kishës kanë thënë se ai është dërguar në stacionin rajonal të policisë në Kiev.

Arrestimi i tij erdhi disa javë pasi Kisha Ortodokse e Ukrainës u pavarësua zyrtarisht nga Kisha Ortodokse e Rusisë pas më shumë se 330 vjetëve të qëndrimit nën kontrollin e saj.

Rusia i ka kundërshtuar për një kohë të gjatë përpjekjet e Ukrainës për pavarësi të kishës.

Tensionet ishin rritur edhe më shumë pas pushtimit të Krimeas nga Rusia në mars të vitit 2014 dhe përkrahjes që ky shtet ia kishte dhënë separatistëve në lindje të Ukrainës.

Login to post comments