Bien regjistrimet në universitetet e Oksfordit dhe Kembrixhit, krenaria e Akademisë së Britanisë së Madhe dhe universitete me prestigj absolut në nivel europian dhe botëror. Në vitet e fundit numri total është zvogëluar me 1 000 studentë, siç dëshmojnë të dhënat e përditësuara nga Agjencia britanike e Statistikave të Arsimit të Lartë.
Fenomeni po shënon rënie me 7% për studentët e Oksfordit dhe 5% për atë të Kembrixhit në dekadën e fundit. ‘’Oksfordi synon të tërheqë talentet më të mirë nga e gjithë bota’’, theksojnë administratorët.
Por, mediet theksojnë peshën e rritjes së madhe të tarifave, një fenomen i zgjeruar në vitet e fundit në përgjithësi në të gjitha universitetet angleze, por tashmë në nivele veçanërisht të tepruara ku shpenzimet për të huajt janë edhe më të larta, deri në 30 000 stërlina në vit, çka i mban larg regjistrimeve.
Një problem tjetër i raportuar nga komentues të ndryshëm është ai i profilit ende elitist të dy universiteteve të famshme: për britanikët e rinj që u përkasin grupeve sociale të pafavorizuara dhe pakicave etnike.