Finlanda i lejon punonjësit të flenë në punë

Tuesday, 05 Mars 2019 14:15

Mund të duket qesharake ose aspak e besueshme për ne që jetojmë në Shqipëri. Mund t’iu ketë ndodhur shpesh të ndiheni të lodhur dhe pa fuqi në punë, ose t’iu ketë kapur dëshira të flini pak.

Në Finlandë njerëzit nëse ndihen të përgjumur ose të lodhur mund të marrin një sy gjumë në punë.

Sigurisht që kjo nuk duhet të zgjasë shumë por atyre iu lejohet të pushojnë disa minuta dhe kjo është një mënyrë e cila rrit produktivitetin në punë.

Stresi ndikon në performancën tuaj dhe shumë kompani po ndjekin një strategji interesante duke siguruar disa dhoma të qeta ku punëtorët mund të shkojnë, të qetësohen dhe të marrin një sy gjumë.

Kjo gjë është vërtetuar shkencërisht që gjumi na bën mirë për shëndetin dhe më energjik. Kështu që nëse ndiheni pak të lodhur tani dini se çfarë ti thoni shefit apo shefes tuaj.

Login to post comments