Bashkimi Evropian ka ndërmarrë hapa shtesë për të shfuqizuar llogaritjen e kohës gjatë verës dhe dimrit. Komiteti i Parlamentit Evropian votoi të hënën me 23 vota pro dhe 11 kundër, për ndalimin e ndryshimit të orës që kishte ndodhur për dekada në baza vjetore, në pranverë dhe në vjeshtë, transmeton AP.
Mbetet për deputetët të vendosin se çfarë ore verore apo dimërore do të miratohen në të ardhmen, ndërsa në BE ka diskutime se cila nga këto dy orë duhet të bëhet standard.
Shumë shtete anëtare kanë krijuar një ndryshim në kohë gjatë krizës së naftës në vitet 1970 si një përpjekje për të kursyer energji. Që nga viti 1996, të gjitha vendet e BE-së ndryshojnë orën në të njëjtën kohë. Propozimi tani shkon përpara Parlamentit Evropian dhe parlamenteve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.