Prestigjiozja ‘Forbes’ ka publikuar listën e 33 miliarderëve më të pasur në botë për vitin 2019. Në vendin e parë për të dytin vit radhazi është renditur presidenti i Amazon, Jeff Bezos me një pasuri neto prej 131 milionë dollarë.
Ai ka arritur të ruajë sërish kreun ndonëse ka patur disa probleme duke përmendur kërcimin ndaj National Enquirer, problemet martesore etj. Forbes ka shkruar se ish-bashkëshortja e tij mund të përfitojë gjysmën e pronësisë të Amazon.
Në vend të dytë është renditur Bill Gates me 6.5 milionë dollarë dhe në vend të tretë Warren Buffet me 96.5 milionë dollarë. Ndërkohë surprizë për këtë vit ka qenë renditja në vend të parë të bukuroshes 21-vjeçare Kylie Jenner si miliarderja më e re me 900 milionë dollar të fituara nga kompania kozmetike.
Lista e Forbes me 10 njerëzit më të pasur në botë:
1) Jeff Bezos, 131 miliardë dollarë
2) Bill Gates, 96.5 miliardë dollarë
3) Warren Buffett, 82.5 miliardë dollarë
4) Bernard Arnault, 76 miliardë dollarë
5) Carlos Slim Helu, 64 miliardë dollarë
6) Amancio Ortega, 62.7 miliardë dollarë
7) Larry Ellison, 62.5 miliardë dollarë
8) Mark Zuckerberg, 62.3 miliardë dollarë
9) Michael Bloomberg, 55.5 miliardë dollarë
10) Larry Page, 50.8 miliardë dollarë