Venezuela kundërpërgjigjet, dëbon ambasadorin Gjerman

E mërkurë, 06 Mars 2019 21:24

Qeveria e Venezuelës ka njoftuar se do të dëbojë ambasadorin gjerman, Danilo Martin Criner, pasi sipas saj, ky i fundit ka ndërhyrë në punët e brendshme të vendit. Sipas agjencisë së lajmeve ‘Reuters’, ambasadorit të Gjermanisë i është lënë afat 48 orë për të lënë Venezuelën.

“Venezuela vlerëson se është e papranueshme që një diplomat i huaj të kryejë rol publik të afërt me atë të liderit politik, të harmonizuar me agjendë konspirative të sektorëve ekstremistë të opozitës në Venezuelë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Ky veprim i qeverisë së Venezuelës ndaj Gjermanisë vjen si kundërpërgjigje për mbështetjen që ka përcjellë ambasadori Criner për presidentin e vetëshpallur, Guaido.

Login to post comments